Description
Ky artikull, në formë të shkurtuar, ka përmbledhur dispozitat më të rëndësishme të pastërtisë dhe namazit të sëmurit, sipas Kuranit dhe Sunetit.
Përkthime tjera 5
Pastërtia dhe namazi i të sëmurit
﴿ طهارة المريض وصلاته﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përktheu : Driton Lekaj
2011 - 1432
﴿ طهارة المريض وصلاته ﴾
« باللغة الألبانية »
محمد بن صالح العثيمين
ترجمة: دريتون ليكاي
2011 - 1432
Pastërtia dhe namazi i të sëmurit
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lavdërimi dhe shpëtimi qofshin mbi vulën e pejgamberëve, udhëheqësin e të devotshmëve dhe zotërinë e tërë krijesave, pejgamberin tonë Muhamedin, si dhe familjen dhe të gjithë shokët e tij .. E më pas:
Robi i varfër për Allahun e lartësuar (Muhamed b. Salih El Uthejmin) thotë:
Kjo është një temë e shkurtër rreth pastërtisë dhe namazit të sëmurit, e mbështetur në argumentet e Kuranit dhe Sunetit.
1. I sëmuri duhet të pastrohet me ujë (merr abdes) ashtu që të pastrohet nga papastërtia e vogël apo të lahet (merr gusëll) nga papastërtia e madhe.
2. Nëse nuk mund të pastrohet me ujë për shkak të paaftësisë, shtimit të sëmundjes apo vonimit të shërimit të saj, atëherë merr tejemmum.
3. Mënyra e marrjes tejemmum është: goditja njëherë, mbi tokën e pastër, me dy duart e tij dhe me to pastaj fshinë (jep mes-h) fytyrën e tij, e pastaj fshinë dy shuplakat e tij njëra me tjetrën.
4. Nëse nuk mund të pastrohet vetvetiu, atëherë i jep abdes apo tejemum dikush tjetër.
5. Nëse në gjymtyrët e abdesit ka ndonjë plagë, ai e pastron atë me ujë por, nëse larja me ujë ndikon negativisht në të, atëherë i jep mes-h. Me këtë rast, së pari e lagë dorën e tij me ujë dhe më pas e kalon mbi plagë. E nëse edhe mes-hu ka pasoja, atëherë merr tejemum për të.
6. Nëse ndonjë nga gjymtyrët e tij është e thyer dhe është e lidhur me fashë apo gips me këtë rast ai në vend që ta lajë i jep mes-h dhe nuk ka nevojë të merr tejemum, ngase mes-hu është zëvendësim i larjes.
7. Lejohet të merr tejemum mbi mur apo diç tjetër të pastër që ka pluhur mbi të. Ndërsa, nëse muri është i lyer me diç tjetër përveç materieve të tokës si ngjyrat e ndryshme, atëherë nuk merr tejemum në të përveç nëse ka mbi të pluhur.
8. Nëse nuk ka mundësi të merr tejemum mbi tokë, muri apo diç tjetër që ka pluhur, atëherë nuk është problem të vendoset dheu në një enë apo faculetë dhe të merret tejemum prej tij.
9. Nëse merr tejemum për ndonjë namaz dhe nuk e prish tejemumin gjersa të arrin koha e namazit tjetër, atëherë e falë atë me tejemumin që e ka marrë për namazin e parë dhe nuk e përsërit tejemumin për namazin e dytë, ngase pastërtia e tij është ende valide dhe ai nuk e ka prishur atë.
10. I sëmuri duhet ta pastroj trupin e tij nga ndyrësirat. Por, nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.
11. I sëmuri duhet të falet me rroba të pastra. Nëse rrobat e tij ndoten obligohet t’i pastroj ato apo t’i ndërroj me rroba të tjera, ndërsa nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.
12. I sëmuri duhet të falet mbi diç të pastër, e nëse vendi ku falet ndotet duhet ta pastroj atë apo ta ndërroj me diç të pastër apo të shtrojë mbi të diç të pastër. E nëse nuk mundet, atëherë falet në atë gjendje që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta përsëris atë.
13. Të sëmurit nuk i lejohet ta shtyj namazin nga koha e tij për shkak të pamundësisë për t’u pastruar, por ai pastrohet aq sa ka mundësi e pastaj e fal namazin në kohën e tij, edhe nëse në trupin, rrobat apo vendin ku falet ka papastërti të cilën nuk mund ta largoj.
Si falet i sëmuri:
1. I sëmuri duhet të falet në këmbë qoftë edhe i kërrusur, apo duke u mbështetur në mur apo edhe nëse mbështetet në ndonjë shkop.
2. Nëse nuk mund të falet në këmbë falet ulur. Preferohet të ulet këmbëkryq kur është në pozitën e kijamit apo rukusë.
3. Nëse nuk mund të falet ulë, atëherë falet në njërën anë të tij duke u kthyer drejt kibles, e me këtë rast ana e djathtë është më e preferuar. Nëse nuk mund të kthehet drejt kibles falet në anën që është i kthyer, e namazi i tij është i saktë dhe nuk ka nevojë të përsëritet.
4. Nëse nuk mund të falet në njërën anë, atëherë falet i shtrirë me këmbë të kthyera drejt kibles. Preferohet që ta ngritë kokën pakëz që të kthehet drejt kibles, e nëse nuk ka mundësi që këmbët t’i ketë të kthyera drejt kibles falet në atë gjendje në të cilën janë dhe nuk obligohet ta përsëris namazin.
5. I sëmuri duhet ta kryej rukunë dhe sexhden gjatë namazit të tij. Nëse nuk mundet, atëherë bën me shenjë me kokën e tij dhe sexhden e bën më ulët se sa rukunë. E nëse ka mundësi ta kryej rukunë por, jo edhe sexhden, atëherë e bën rukunë gjatë kohës së rukusë ndërsa bën me shenjë për sexhden. Dhe në të kundërtën nëse ka mundësi ta kryej sexhden por jo edhe rukunë, atëherë e kryen sexhden gjatë kohës së saj ndërsa rukunë e bën me shenjë.
6. E nëse nuk mund të bëj me shenjë për rukunë dhe sexhden përmes kokës së tij, atëherë bën me shenjë përmes syve të tij. I mbyll pakëz sytë për ruku, ndërsa për sexhde i mbyll më tepër. Ndërsa të bërit me shenjë përmes gishtit, sikur që veprojnë disa të sëmurë, nuk është e saktë dhe nuk di që kjo të ketë bazë në Kuran, Synet apo në fjalët e dijetarëve.
7. E nëse nuk ka mundësi të bëjë me shenjë përmes kokës apo syve të tij, atëherë falet me zemrën e tij. E kryen tekbirin, lexon Kuran, e bën nijet rukunë, sexhden, qëndrimin në këmbë dhe uljen përmes zemrës së tij. E çdo njeriut i takon ajo që ka pas për qëllim.
8. I sëmuri duhet që çdo namaz ta falë në kohën e tij dhe duhet ta veprojë atë që i obligohet, aq sa ka mundësi. E nëse i vjen vështirë falja e çdo namazi në kohën e tij, i takon atij të bashkoj mes drekës dhe ikindisë dhe mes akshamit dhe jacisë ose bashkim të hershëm ku e fal ikindinë në kohë të drekës si dhe jacinë në kohë të akshamit apo bashkim të mëvonshëm ku e vonon drekën gjer në kohë të ikindisë apo namazin e akshamit gjer në atë të jacisë, sido që t’i vjen më lehtë atij. Ndërsa namazin e sabahut e fal të vetëm pa e bashkuar me namazet para apo pas tij.
9. Nëse i sëmuri është në udhëtim për mjekim jashtë vendit të tij, atëherë ai i shkurton namazet që i kanë nga katër rekate. Ai e fal drekën, ikindinë dhe jacinë nga dy rekate, gjersa të kthehet në vendin e tij, qoftë nëse qëndrimi i tij është i gjatë apo i shkurtë.
Allahu është Ai që jep sukses.
E shkroi robi i varfër për Allahun: Muhamed b. Salih El Uthejmin. Kjo temë në fakt është libër me titull: “Tematika rreth pastërtisë dhe namazit” të cilin e ka publikuar shtëpia botuese ‘Darul Vatan’ në Rijad