الوصف
ماضي المسلم الجديد: لا بُدَّ أن يترك المسلم الجديد عند دخوله الإسلام خلف ظهره آثامًا وأوزارًا، ولكنه يستبشِر بوعد الله له بمغفرة ما مضى وسلف من عمره في الشرك والعصيان. وفي هذه المقالة ذكر بعض الأدلة على ذلك.
ترجمات أخرى 2
Muslimani i ri dhe e kaluara e tij!
﴿ ماضي المسلم الجديد ﴾
] Shqip – Albanian – ألباني [
Abdullah b. Ibrahim El Luhejdan
Përktheu : Driton Lekaj
2011 - 1432
﴿ ماضي المسلم الجديد ﴾
« باللغة الألبانية »
عبد الله بن إبراهيم اللحيدان
ترجمة: دريتون ليكاي
2011 - 1432
Muslimani i ri dhe e kaluara e tij!
Kur muslimani i ri hyn në Islam, lë pas vetes mëkatet dhe veprat e këqija dhe hynë në gjerësinë e pafund të fjalës së Allahut të lartësuar: “Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara” (El Enfal: 38), “Sikur ithtarët e librit të besonin dhe të ruheshin (haramit), Ne do t'ua shlyenim mëkatet e tyre dhe do t'i fusnim në xhennete me përjetime të begatshme.” (El Maide: 65)
Mirësia e Allahut të lartësuar është e madhe, falja dhe bamirësia e Tij dominojnë çdo mëkat dhe gjynah të cilin e vepron njeriu dhe pendohet prej tij: “Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, ai e gjen Allahun falës dhe mëshirues.” (En Nisa: 110)
Kur muslimani i ri të rrënon kalanë e shirkut në zemrën e tij dhe t’ia dorëzon veten e tij Allahut, kthehet i dëlirë dhe i shëruar nga shirku i tij. Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) na ka lajmëruar se Islami rrënon (anulon dhe fshin pasojat) mëkatet e mëparshme. Në hadithin e Amr b. El As (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kur Allahu vendosi Islamin në zemrën time, erdha te Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe i thash: Shtrije dorën që ta jap besën (ta pranoj Islamin)? Ai e shtriu dorën e tij të djathtë. Përnjëherë, tërhoqa dorën time dhe Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) më tha: Çfarë ke o Amr? I thashë: Dua ta vë një kusht: Ai tha: Çfarë kushti? I thashë: Të më falen mëkatet? Ai tha: “A nuk e dinë ti se: Islami rrënon mëkatet e mëparshme? Hixhreti e rrënon atë që ka qenë më parë? Dhe se Haxhi rrënon atë që ka qenë më parë? ...” (Transmeton Muslimi) Kjo është natyrshmëria e Islamit dhe fshehtësia e madhështisë dhe përjetshmërisë së tij.
Kur Allahu e ka dërguar Muhamedin (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) te Kurejshitët, ata ishin në një injorancë të thellë. Shumë mendime dhe fjalë që i paramendonin si dije në të vërtetë ishin injorancë, dhe shumë vepra që i llogaritnin të mira në të vërtetë ishin të shëmtuara, megjithatë Islami është fe e drejtësisë! Virtytet e tyre të lavdëruara u miratuan nga Islami sikur që thotë Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Në të vërtetë jam dërguar për të plotësuar normat e moralit.”
Allahu i lartësuar i ka krijuar njerëzit të pajisur në natyrshmërinë e tyre me të vërtetën, ndërsa Pejgamberët – sikur që thotë Shejhul Islam Ibn Tejmije – janë dërguar për ta përsosur këtë natyrshmëri dhe për ta konfirmuar atë, e jo për ta devijuar apo ndryshuar atë. Në çdo umet gjenden një mori virtytesh të lavdëruara, edhe pse ndryshon vëllimi i tyre nga një umet në tjetrin. Për këtë, është gabim të mendohet për muslimanin e ri se është i zhveshur nga ndonjë virtyt i lavdëruar para se ta përqafoj Islamin! Përkundrazi, ata që e kanë thirr në Islam dhe ata që shoqërohen me të duhet që t’i nxisin te ai ato virtyte të mira që i ka pas para Islamit dhe ta inkurajojnë të vazhdojë të stoliset me to. Ajo çka i preferohet një muslimani të ri është të vazhdojë në veprat e mira të cilat i ka bërë para se ta pranoj Islamin. Buhariu në “Sahihun” e tij shënon hadithin e transmetuar nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili e ka pyetur të Dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të): “Në periudhën e injorancës jam zotuar se do të rri një natë në itikaf, në Qabe? Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha atij: Përmbushe zotimin (Nedhrin) tënd.”
Disa dijetarë kanë thënë: “Ky është argument se muslimanit të ri i preferohet që të plotësoj adhurimet të cilat po t’i vepronte gjatë kohës sa ishte mosbesimtar nuk do të pranoheshin nga ai, ndërsa po të ishte musliman do të ishte i obliguar t’i përmbushte.”
Muslimi shënon në Sahihun e tij hadithin e Hakim b. Hizamit (Allahu qoftë i kënaqur me të) i cili kishte thënë: “I thash: O i Dërguar i Allahut! Si është puna me veprat që i bëja gjatë kohës së injorancës, me qëllim të bamirësisë?! Pejgamberi (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i tha atij: “Ke hyrë në Islam së bashku me të mirat e bëra më herët.” Atëherë, unë thashë: Pasha Allahun, nuk do ta lë një vepër të cilën e kam vepruar gjatë kohës së injorancës vetëm se do ta bëj të njëjtën pas përqafimit të Islamit.
Sujutiu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky hadith na bënë të argumentojmë përmes asaj që kuptohet tërthorazi se duhet të plotësohet mangësia e veprave të bëra në kohën e injorancës. Ngase, veprat e mira të cilat i ka vepruar ai në periudhën e injorancës sikurse nuk i ka konsideruar të plota për shkak të mungesës së atributit të Islamit, për këtë e ka përsëritur veprimin e tyre në Islam për të plotësuar atributin e plotësimit që ka kaluar.”
Është për të të ardhur keq kur sheh të atillë që e trajtojnë të kaluarën e muslimanit të ri në kundërshtim me atë që përmendëm. Në vend që ti ndjell veprat e tij të mira që i ka bërë para Islamit, disa njerëz qëllimisht e vënë në siklet muslimanin e ri me pyetje të cilat ia rikujtojnë disa nga mëkatet e tij të mëparshme, të cilat i ka bërë para se ta pranonte Islamin. Sidomos veprat të cilat supozohen se ndjellin epshin, e që ndoshta rikujtimi i tyre mund të jetë shkak që ai t’iu kthehet atyre apo bëhet shkak në pakësimin e shpërblimit dhe mangësinë në pendimin e tij nga mëkatet. Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Disa të penduar nuk shpëtojnë pa iu kthyer me zemër mëkatit herë pas here, e ndoshta edhe e rikujtojnë kënaqësinë e veprimit të atij mëkati. Me këtë rast psherëtinë apo ngacmon epshin e tij, e kjo e bën pendimin e tij të mangët.”
Parimisht, muslimani i ri duhet të pendohet nga mëkatet e tij kur ta përqafon Islamin me një pendim të sinqertë dhe pas kësaj t’i përkushtohet Allahut të lartësuar me vepra të mira, me qëllim që ta plotësoj atë që i ka kaluar në periudhën e injorancës.