×

حفظ القرآن الكريم يزيد في التحصيل العلمي (ألباني)

الوصف

مقالة مترجمة إلى اللغة الألبانية، تحتوي على نبذة من دراسات أجراها كثيرٌ من المختصين والأكاديمين حول التأثير الإيجابي لحفظ القرآن الكريم في التحصيل العلمي لدى الطلاب.

تنزيل الكتاب

    Mësimi i Kuranit përmendësh ndihmon në arritjen e diturisë

    ﴿ حفظ القرآن الكريم يزيد في التحصيل العلمي ﴾

    ] Shqip – Albanian – ألباني [

    islammemo.cc

    Përktheu: Driton Lekaj

    ﴿ حفظ القرآن الكريم يزيد في التحصيل العلمي ﴾

    « باللغة الألبانية »

    مفكرة الإسلام

    ترجمة: دريتون ليكاي

    Profesorët universitarë: Mësimi përmendësh i Kuranit ndihmon në arritjen e diturisë

    Profesorë universitarë dhe hulumtues të specializuar janë të pajtimit se mësimi përmendësh i Kuranit Fisnik ka një efekt të mirë në zhvillimin e shkathtësive themelore te nxënësi, shtimin e njohurive dhe superioritetin e tij në studime.

    Dr. Abdullah Subejh, profesor i psikologjisë në universitetin islamik Muhamed b. Suud në Rijad, bëri apel te studentët që t’iu bashkëngjiten kurseve (hallkave) të memorizimit të Kuranit të përhapura në të gjitha rajonet e Arabisë Saudite, duke sqaruar se mësimi i tij përmendësh ndihmon në përqendrimin, e që është një element i shumëkërkuar gjatë arritjes së dijes.

    Dhe shtoi se: çdo shkencë qoftë mjekësia, matematika, shkencat fetare apo shkencat natyrore (Fizika, Kimia) e të tjera, kërkojnë një përqendrim shumë të lartë. E përderisa ai që mëson përmendësh Kuranin ushtrohet ta përqendrojë vëmendjen e tij që nga vegjëlia, ai është më i shkathtë dhe niveli i përqendrimit të tij është më i gjatë se sa niveli i përqendrimit të tjerëve.

    Ai vuri në dukje se qelizat e trurit janë të njëjta sikurse çdo organ në trupin e njeriut i cili aktivizohet me anë të përdorimit dhe dobësohet nëse anashkalohet dhe shpjegoi se ai që mëson Kuran përmendësh vazhdimisht nuk ka dyshim që qelizat e trurit dhe trupit të tij aktivizohen dhe janë më të forta se sa te nxënësi i cili nuk i ka aktivizuar ato përmes memorizimit të Kuranit.

    Dr. Subejh, sipas gazetës elektronike ‘www.sabq.org’, ka sqaruar se ata që e mësojnë Kuranin përmendësh përmes përkujdesjes që të mësojnë një ‘vird’ - pjesë të caktuar nga Kurani, përfitojnë një shkallë serioziteti në jetën e tyre, si dhe mësojnë se si ta organizojnë jetën e tyre, duke shtuar se ata kanë gjithashtu aftësinë për të planifikuar jetën e tyre dhe përcaktimin e qëllimeve të saj, e këto janë dy parakushte për arritjen e suksesit në jetë.

    - I ndihmon studentit në nxënien e diturisë:

    Nga ana e tij Dr. Adnan Ashur, konsulent i psikiatrisë në Xhide thotë se: Kurani i ndihmon nxënësit në arritjen e diturisë dhe sqaron se kujtesa është aftësi trupore dhe zhvillohet aq sa e zhvillojmë atë si dhe zgjerohet sa më shumë të shtohet dija e deponuar në të.

    Dhe ka shtuar: “Nëse njeriu i trajton me kujdes forcat e tij mendore e mirëpërdorë kujtesën dhe investon në të, gjatë rinisë dhe moshës mesatare të tij, atëherë forcat e tij mendore dhe ideore dyfishohen.”

    Ashur pohon se memorizimi i Kuranit dhe vazhdimësia e përsëritjes dhe leximit ndihmojnë në menaxhimin e kohës dhe shfrytëzimin e mirë të saj, sikurse që memorizimi i shumtë i Kuranit dhe leximi i tij është ndër shkaqet e rrjedhshmërisë së gjuhës dhe elokuencës.

    Ai shpjegoi se Kurani Fisnik ka ndikim të madh në arritjen e sigurisë psikologjike dhe qetësisë së zemrës dhe rehatisë. Ai përbën një energji gjigante shpirtërore e cila ka ndikim të rëndësishëm në shpirtin e njeriut. Kjo energji e tund ndërgjegjen e tij, i mpreh shqisat dhe ndjenjat e tij, e gdhend shpirtin e tij, e zgjon perceptimin dhe të menduarit e tij, dhe e kthjell vëmendjen e tij dhe pasi njeriu t’i nënshtrohet ndikimit të Kuranit bëhet një person i ri, sikurse të jetë krijuar nga fillimi.

    - Nxënësit e kurseve të memorizimit janë të dalluar:

    Nga ana e tij, Prof. Bekr b. Ibrahim Bosfor, drejtor i drejtorisë së arsimit për rajonin e Mekes Mukerreme, vlerësoi kurset e memorizimit të Kuranit Fisnik duke shpjeguar se nxënësit e kurseve të memorizimit janë të dalluar në mësim dhe pohoi se kjo është një realitet i pakontestueshëm, që të gjithë e dinë, dhe tha: “Kurani Fisnik është derë përmes së cilës Allahu i hap mendjet dhe ndihmon në arritjen e superioritetit me lejen e Allahut.”

    Dhe vazhdoi: Nxënësit që mësojnë përmendësh Kuranin Fisnik shumica e tyre janë të dalluar në studime dhe atë jo vetëm në lëndët teorike por, edhe në lëndët natyrore si: Matematika, Fizika, Kimia dhe Biologjia.

    Nga ana tjetër, Abdul Aziz Hanefi, kryetar i shoqatës bamirëse për mësimin përmendësh të Kuranit në Xhide, vuri në dukje se nxënësit më të shquar dhe më të dalluar janë nxënësit e kurseve të memorizimit të cilat janë të përhapura anekënd Mbretërisë (Arabisë Saudite).

    Duke shtuar se Ministria e Arsimit dhe Edukimit ka përgatitur një studim, ku është bërë e qartë se më shume se 90 % të nxënësve dhe nxënëseve të shquar në shkollat e mesme publike janë nxënësit që marrin pjesë në kurset e memorizimit të Kuranit Fisnik.

    معلومات المادة باللغة الأصلية